Transmetuar më 27-11-2022, 08:20

Rajoni dhe Europa

Riaktivizimi i një qëndre ciklonare në Adriatik do të diktojë kushtet e motit në gadishullin e Ballkanit duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Gjithashtu pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit do të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Mbeten me reshje dëbore Skandinavia dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Jugperëndimore do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shumta të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta dëbore në pothuajse të gjithë vendit. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore parashikohet që reshjet të jenë më të dukshme.

Maqedonia e Veriut

MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira të shumta, të cilat do gjenerojnë reshje në të gjithë territorin. Pritet që reshjet të jenë dëbore në të gjithë vendit. POR më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verilindore kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.