Transmetuar më 26-11-2022, 20:27

Megi e ka cilësuar Arditin si thashethemaxhi. Shkak është bërë deklarata e këngëtarit, i cili kur bëri parashikimet se cilët do të ishin personazhet që do të eleminoheshin, përmendi edhe emrin e Megit.

Pjesë nga debati:

Arditi: Do t’ju lutesha të fokusoheshit tek hapat dhe jo tek deklaratat që bëj unë në emisione.

Megi: Nëse ka një njeri që mban kurorën dhe merret e diskuton, ai je ti këtë mos ta mohojmë. Sigurisht që hapat janë primarë por gjullurdinë korridoreve e bën ti nuk e bën askush tjetër. Nëse fiton “Dancing with the Stars” nuk të bën një këngëtar të jashtëzakonshëm dhe nuk të rrit klikime.

Arditi: Mesa duket prioriteti juaj është Arditi, sepse është Arditi që shënjestrohet çdo javë.

Megi: Ardit do të them një gjë dhe shpresoj ta marrësh për mirë. Mos kujto që njerëzit ngrysen dhe gdhihen me komplote kundër teje.