Transmetuar më 26-11-2022, 18:35

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me pronarin dhe drejtuesin e exchange-it më të madh në botë për kriptomonedhat, Binance, Changpeng Zhao.

Ka qenë vetë themeluesi i Binace, ai që ka bërë të ditur takimin e tij me Ramën nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter.

Krahas fotos me Ramës ai shkruan: “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”.