Transmetuar më 26-11-2022, 18:21

Memaliaj- Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”.

Shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë.

E aksidentuara u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (noa.al/M.D)