Transmetuar më 27-11-2022, 08:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet e ditur se një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ky i fundit për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Nga përplasja kanë humbur jetën dy pasagjerët, një 26-vjeçare dhe një pasagjere tjetër e cila nuk është identifikuar ende. Kurse, në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet i riu që drejtonte automjetin.