Transmetuar më 28-11-2022, 07:52

Prestigjiozja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka qëmtuar përmes shifrat dhe statistikave se cilët janë 10 futbollistët më të rinj në moshë, që kanë shënuar gol në Kupën e Botës. Shtysa ka qenë prej Gavi të Spanjës, që e nisi “Katar 2022” me gol, në një moshë shumë të re, pa mbushur ende 19 vjeç. Ja shkrimi i plotë i saj:

"Gavi, futbollisti spanjoll me golin e tij ndaj Kosta Rikës në moshën 18 vjeç e 110 ditë ka hyrë direkt në historinë e këtij kompeticioni. Ndër heronjtë e një futbolli që ishte, legjendat bashkëkohore dhe meteorët tashmë të harruar, ja lista e golashënuesve më të parakohshëm (të rinj në moshë) të Kupës së Botës.

Getty Images

10. Divock Origi (Belgjikë) – 19 vjeç e 65 ditë

Kur fliste për të, Klopp i pëlqente të kujtonte se Origi ishte para së gjithash një "legjendë e Liverpool". Por Origi, i cili tashmë është transferuar te Milani, është gjithashtu një legjendë e Belgjikës. Goli i tij i shënuar në Kupën e Botës 2014, kundër Brazilit në moshën 19 vjeç e 65 ditë është i dhjeti më i hershmi në historinë e kompeticionit.

Getty Images

9. Julian Green (Shtetet e Bashkuara) – 19 vjeç e 25 ditë

Julian Green, një ish-perspektivë e Bayernit që tani luan në divizionin e dytë gjerman, pati momentin e tij të lavdisë në vitin 2014, duke shënuar golin e vetëm personal në Botëror kundër “Djajve të Kuq” belgë.

8. Aleksander Tirnanic (Jugosllavi) – 18 vjeç e 365 ditë

Një gol në Kupën e Botës së Uruguajit 1930 e pozicionon atë të tetin ndër golashënuesit më të hershëm në historinë e kompeticionit. Tirnanic shënoi gjithsej 12 gola për vendin e tij dhe shërbeu si trajner i Jugosllavisë në dy raste.

Afp

7. Lionel Messi (Argjentinë) – 18 vjeç e 358 ditë

Vështirë se do të habiteni kur ta shihni emrin e tij në këtë listë. Goli i tij i parë në një Botëror daton në Gjermaninë e vitit 2006. Një gol në portën kundër Serbisë dhe Malit të Zi, me ndeshjen që përfundoi 6-0. Ishte e para nga pesë Kupat e Botës së tij, e fundit që do të luante me fanellën me numrin 19, përpara se të merrte 10.

Dimitri Sychev gioca il pallone in un allenamento con la nazionale russa. Getty Images

6. Dimitri Sychev (Rusi) – 18 vjeç e 232 ditë

Ai është golashënuesi më i ri i Kupës së Botës 2002, në të cilin shënoi kundër Belgjikës, dhe i gjashti më i riu ndonjëherë. Sychev doli në “pension” në vitin 2019 dhe ata që janë më të vëmendshëm ndaj futbollit rus do ta mbajnë mend nga 12 vitet e tij te Lokomotiv Moska, për të cilën shënoi 73 gola në mbi 200 ndeshje.

5. Nicolae Kovacs (Rumani) – 18 vjeç e 198 ditë

Kovacs është një legjendë e futbollit rumun, aktiv në periudhën para Luftës së Dytë Botërore. Goli i tij i parë në një Kupë Bote erdhi në vitin 1930, kundër Perusë.

Epa

4. Michael Owen (Angli) – 18 vjeç e 191 ditë

Ishte viti 1998 dhe Anglia humbi 1-0 kundër Rumanisë. Në minutën e 83-të, Owen shënoi golin e barazimit, i cili sot mbetet edhe goli më i hershëm në një Botëror në historinë e Anglisë. Owen është gjithashtu lojtari i vetëm anglez që ka shënuar në katër gara ndërkombëtare radhazi (Euro 2000, Kupa e Botës 2002, Euro 2004).

Getty Images

3. Pablo Gavi (Spanjë) – 18 vjeç e 110 ditë

Kundër Italisë në “San Siro”, pak më shumë se një vit më parë, ai ishte bërë debutuesi më i ri me fanellën e “La Roja”. Me golin kundër Kosta Rikës ai rinis si golashënuesi i tretë më i ri ndonjëherë në Kupën e Botës. Rruga përpara e talentit të Barcelonës është e ndritshme.

2. Manuel Rosas (Meksikë) – 18 vjeç e 93 ditë

Manuel Rosas është padyshim i dyti në podium. Por nëse e shënoi golin e tij të parë në moshën 18 vjeç e 90 ditë, apo vetëm tri ditë më vonë, është një çështje debati. Jo, nuk është problem i të dhënave të pakta në dispozicion, por i pikëpamjeve. Fakti është se goli i tij i parë në Kupën e Botës u shënua në portën e tij në vitin 1930. Ishte autogoli i parë në historinë e kompeticionit. Jo keq, sepse e mori hakun e tij tri ditë më vonë, kur shënoi dy herë ndaj Argjentinës, në atë disfatë që përfundoi 6-3.

Un colpo di testa di Pele contro la Francia, nel 1958. Getty Images

1. Pele (Brazil) – 17 vjeç e 239 ditë

“O Rei”, edhe para kohe. Goli i tij i parë erdhi kur nuk ishte as në moshë madhore, në çerekfinalen e Kupës së Botës 1958, kundër Uellsit. Ishte vetëm fillimi. Tashmë në ndeshjen e radhës, tre golat kundër Francës e bënë atë golashënuesin më të ri të një “hat-trick” në historinë e turneut. Pjesa tjetër është e njohur, e artë dhe histori e vetë futbollit.