Transmetuar më 26-11-2022, 12:19

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga arrestimi i dy policëve në kryeqytet. Në pranga janë vënë Serxhio Cani, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 1 në Tiranë dhe Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake. Këta dy persona, dyshohet se kanë grabitur 3 herë në kryeqytet, kryesisht në zonën e Liqenit Artificial.

Policët, Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë.