Transmetuar më 26-11-2022, 10:02

Tifozja kroate Ivana Knoll, e njohur tashmë si "tifozja femër më seksi e Kupës së Botës", shqetëson Katarin dhe rregullat e tij të rrepta në lidhje me gratë, të cilat në vendin që pret Botërorin e këtij fundviti janë ende nën "kujdestarinë mashkullore".

Sesioni i saj fotografik i publikuar në Instagram, me bikini dhe një fustan të hapur, që i linte pak imagjinatës, bëri bujë në rrjetet sociale, por mund të çonte edhe në pasoja “praktike”, madje edhe shumë të pakëndshme për të.

Knoll rrezikon arrestimin dhe burgimin, ose të paktën ndalimin e qarkullimit në vendet publike për shkeljen e asaj që është bërë një lloj “mantra” në Katar, që nga fillimi i Kupës së Botës:

"Burrat dhe gratë këshillohen të mos veshin pantallona të shkurtra ose këmisha pa mëngë kur shkojnë në ndërtesat qeveritare, objektet e kujdesit shëndetësor ose qendrat tregtare. Nëse nuk visheni në mënyrë modeste, mund t’ju kërkohet të largoheni ose t’ju refuzohet qasja në këto vende".

Jo të gjithë e vlerësuan performancën e tifozes kroate. Sidomos në nivel lokal pati nga ata që u ankuan për mungesën e respektit ndaj traditave të Katarit: "Turp për ju, respektoni historinë, kulturën dhe traditat e vendeve që vizitoni".

Por ka edhe nga ata që e kanë bërë atë heroinë, gati për të sfiduar ligjet retrograde dhe vuajtëse kundër grave, siç denoncohet nga “Amnesty International”.