Transmetuar më 26-11-2022, 09:02

“Është një nga momentet më të vështira të karrierës sime, dhe sërish në një Kupë Bote. Po, është një dëmtim i rëndë dhe ndjej dhimbje, por do të kem mundësinë të rikthehem dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten. Unë jam një fëmijë i Zotit të së Pamundshmes dhe besimi im është i pafund".

E panjohura pas ekstazës… Brazili fiton dhe bind në debutimin e kampionatit botëror. Por ylli i tij, idhulli i tij, Neymar, e mban vendin dhe shokët e skuadrës në ankth. Ai ka dëshirë t’iu drejtohet atyre në rrjetet sociale.

Pas dëmtimit të pësuar ndaj Serbisë, edhe pse fitoi 2-0, ai rrezikon një fund të hershëm të aventurës në "Katar 2022". Ashtu sikurse i ndodhi në Kampionatin Botëror 2014 në shtëpinë e tij, në Brazil.

Hematoma e kyçit të këmbës së djathtë, me dëmtim të ligamentit anësor, është një goditje e keqe, siç janë fjalët e mjekut, Rodrigo Lasmar: “Ai nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme, por po punon me qëllim që të rikuperohet për pjesën tjetër të Kupës së Botës”.

“Unë ju kërkoj qetësi, – thotë Neymar në Instagram. – Krenaria dhe dashuria që ndjej duke veshur këtë fanellë është e pashpjegueshme. Nëse Zoti do më jepte mundësinë për të zgjedhur një vend për të lindur, ai do të ishte Brazili.

Asgjë në jetën time nuk më është dhënë apo ka qenë e lehtë, gjithmonë më është dashur të ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mia. Besimi im është i pafund". Tani një vend i tërë po lutet për rikuperimin e shpejtë të tij dhe "Selecao".