Transmetuar më 26-11-2022, 08:58

Durrës- I vendoset eksploziv butikut në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7.

Në qepenin e një butiku në pronësi të J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.