Transmetuar më 26-11-2022, 08:10

Greqi- Humb jetën pas përplasjes me mjet me një derr të egër që i preu rrugën.

Një 25-vjeçarvdiq pas një aksidenti rrugor të ndodhur në lartësinë e Mikrothibës, kur makina që drejtonte është “përplasur” me një derr të egër.

Drejtuesi i makinës ka humbur jetën në vend.

Makina, të cilën 25-vjeçari drejtonte në rrugën provinciale Volou – Farsala, është përplasur me një derr të egër që ndodhej në gjendje gjysmë i ngordhur në rrugë, pasi kafsha ishte goditur më parë nga një mjet tjetër që lëvizte në drejtim të kundërt.

Makina drejtohej nga një 40-vjeçare, e cila në momentin e përplasjes së makinës së saj me kafshën, përveç dëmeve materiale në mjet nuk ka pësuar lëndime.

Automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari i pafat, ka devijuar në të djathtë të rrugës së tij, ka përplasur një mur betoni dhe është përmbysur në rrugë, duke sjellë plagët fatale.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit është transportuar me autoambulancë të E.K.A.B. në Spitalin e Përgjithshëm të Volos. Është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa po hetohen shkaqet e sakta të aksidentit rrugor, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria e Qarkullimit në Volos.