Transmetuar më 25-11-2022, 22:51

Egjipt- Arkeologët egjiptianë janë surprizuar kur kanë zbuluar varre të lashta në të cilat ishin vendosur mumje me gjuhë të artë, një shenjë e mundshme mitologjike për jetën e përtejme. Autoritetet thonë se një numër mumjesh u gjetën në nekropolin Qewaisna, një vend varrimi në Egjipt me qindra varre nga periudha të ndryshme të historisë së vendit.

Mendohet se gjuhët e tyre mund të jenë hequr gjatë balsamimit dhe janë zëvendësuar me objekt ari, në mënyrë që i ndjeri të mund të fliste me Osiris-in në jetën e përtejme.

Në mitologjinë egjiptiane, Osiris është ‘Zoti i nëntokës’ dhe “gjykatësi” i të vdekurve dhe një nga perënditë më të rëndësishme të Egjiptit të lashtë.

Sipas mitit, Osiris, perëndia e të vdekurve, u vra dhe u nda në copa që u shpërndanë nëpër Egjipt.