Transmetuar më 25-11-2022, 21:05

Është publikuar foto e parë pas burgimit të Aurora Pelajt, e reja e cila dhunoi një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit “Orenda” në Pejë, Aurona Pelaj, është fotografuar nga ‘Sinjali’ teksa pi cigare, dhe shijon lirinë.

Gjykata vendosi që të lirojë Aurona Pelajn bashkë me dy koleget e saj dhunuese Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

Një reagim ka ardhur nga vajza e të moshuarës që u dhunua, duke thënë se nëna e saj me këtë vendim gjykate është dhunuar për së dyti herë.