Transmetuar më 25-11-2022, 19:41

Fier- Aksidentoi me vdekje një të moshuar 92 vjeç, arrestohet shoferi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor "Fier-Levan", automjeti tip "Toyota" me drejtues 56 vjeçarin ka aksidentuar këmbësorin, M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.