Transmetuar më 25-11-2022, 19:12

Armina Mevlani është shumë aktive në Instagramin e saj! Sigurisht puna e saj si blogere, kërkon një përkushtim në këtë aspekt.

Mirëpo përpos rolit të saj, Armina në llogarinë sociale shpesh tregon edhe detaje që lidhen me preferenca të saj. Si me postimin e fundit, ku blogerja ka treguar se i dashuron macet. Jo vetëm kaq! Ajo ka treguar se gjëja për të cilën shqetësohet më shumë është sërish macja e saj.

Armina Mevlani me anë të posteve në Instagram shpesh ka treguar se ka një lidhje të veçantë me këtë kafshë shtëpiake.

Madje më herët blogerja ndau një postim argëtues, me një foto ku dukej një prind që fotografonte një bebe, dhe më pas nga ana tjetër një prind që fotografonte mace.

“Njerëzit në moshën time dhe Unë”- shkruhej krahas fotos.

Për të dalë pak nga kjo, në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra” ku është moderatore edhe ajo, Armina u shpreh se ishte kundër faktit që mamaja e partnerit mund të vijë për të të ndihmuar me punët e shtëpisë.

Ajo e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”