Transmetuar më 25-11-2022, 18:46

Prizren- Zhduket nga banesa një e re nga Prizreni.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për zhdukjen e një 25-vjeçareje nga Prizreni, e cila që prej datës 9 është larguar nga banesa e saj dhe ende nuk dihet se ku ndodhet.

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi për zhdkujen e së resë është bërë nga familjarët e saj në datë 14 nëntor, të cilët kanë thënë se Gashi është larguar nga banse e saj në lagjen Arbane në 2 të natës.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet personi i zhdukur

Prizren, 25 Nëntor 2022

Me datë 14 Nëntor 2022 rreth orës 12:00 ne Stacionin Policor Prizren – Veri nga familjaret e saje është raportuar për “ Person i Zhdukur”.

Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu, dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saj e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje.

Që nga momenti i raportimit të rastit, nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saje .

Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit te zbulohet sa me pare, nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë se viktimës se rastit Dorentina Gashi

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.