Transmetuar më 25-11-2022, 18:33

Gjirokastër- Qeni sulmon egërsisht një grua në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në lagjen Palorto.

Mësohet se 47 vjeçarja Vali. D është sulmuar nga një qen rruge ç’ka i ka shkaktuar plagë serioze në duar dhe këmbë.

Raportohet se ajo është tejet e tronditur, po ashtu ka plagë të shumta nga kafshimet ndaj i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Qentë endacakë janë jashtë kontrollit nëpër qytetet shqiptare.