Transmetuar më 25-11-2022, 15:56

Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) bëri të ditur të enjten se ngarkesat ndërkombëtare që do të mbarten në misionin e eksplorimit hënor “Chang’e-6” dhe bëri një tjetër thirrje për propozime ngarkesash ndërkombëtare për misionin “Chang’e-7”.

CNSA ka njoftuar se zbritësi i sondës hënore “Chang’e-6” do të mbartë instrumente shkencore nga Franca, Italia dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës/Suedia, kurse orbituesi, një ngarkesë nga Pakistani.

Tani është teknikisht e realizueshëm transporti i këtyre katër ngarkesave ndërkombëtare dhe të gjitha ato janë në planin e punës së zhvillimit.

CNSA bëri të ditur se, që kur njoftoi mundësinë e bashkëpunimit në prill 2019, duke ofruar mbajtjen e 10 kg ngarkesë si në zbritësin, ashtu edhe orbituesin e “Chang’e-6”, ka marrë më shumë se 20 propozime.

Misioni “Chang’e-6”, i planifikuar për të filluar në periudhën midis viteve 2024 dhe 2025, do të përfshijë një hulumtim në vend, marrjen e mostrave nga ana e largët e Hënës dhe studimin sistematik e afatgjatë laboratorik të mostrave të mbledhura.

Sonda “Chang’e-7”, që pritet të niset rreth vitit 2026, synon të eksplorojë mjedisin dhe burimet në polin jugor të Hënës dhe të vendosë themelet për ndërtimin e një stacioni ndërkombëtar të studimit hënor.

Kina ka ftuar shkencëtarët nga mbarë bota për të marrë pjesë në mision, duke ofruar mbajtjen e 10 kg ngarkesë në zbritës dhe 15 kg ngarkesë në orbitues.

Afati përfundimtar për paraqitjen e letrave të qëllimit është 1 shkurti 2023. Përzgjedhja paraprake parashikohet të përfundojë në fillim të prillit dhe ngarkesat ndërkombëtare që do të mbajë “Chang’e-7”, pritet të konfirmohen në fillim të korrikut.