Transmetuar më 25-11-2022, 13:40

Malësi e Madhe- Një ngjarje rëndë ndodhi para pak ditësh kur babë e bir u mbëtën ndërsa i mori rrjedha e përroit.

Babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj janë përcjellë për në banesën e fundoit sipas traditës malësore të Shqipërisë, me “Gjamën e Burrave”.

Ka qenë ambientalistin Sazan Guri, ai që ka ndarë një video në Facebookun, nga ceremonia mortore në Malësi të Madhe.

“I qane te ndjeret at e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”

Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës etj riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960.

Sipas legjendave kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vite më parë.

Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Ishte një ndër ngjarjet që shtyu sistemin komunist ta ndalojë këtë rit të veçantë duke e konsideruar “zakon të vjetër”.