Transmetuar më 25-11-2022, 13:08

Greqi- Asgjë nuk i ndal shqiptarët në raportet me drogën.

Një tjetër ngarkesë droge është kapur ditën e sotme në Selanik.

Mësohet se një shqiptar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim, është arrestuar, pasi iu gjet drogë në banesë.

Sipas autoriteteve , ai rezulton i dënuar dy herë.

Bashkë me të është arrestuar dhe një shqiptar 29-vjeçar.

Policia gjeti 41 pako me 34 kg e 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokaine, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Vetëm gjatë muajit nëntor në Selanik janë kapur rreth 155 kg marijuanë me protagonistë shtetas shqiptarë.