Transmetuar më 25-11-2022, 12:41

Belsh- Ngjarje e rëndë në Belsh. Një i moshuar 69-vjeç akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një vajzë 20-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi është kryer nga nëna e së resë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia informon se vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.