Transmetuar më 25-11-2022, 12:30

Fier- Janë zbardhur emrat e 10 të arrestuarve, pas operacionit të SPAK, DEA dhe autoriteteve malazeze që çoi në zbulimin e 400 kg kokainë në Fratar të Fierit, e cila ishte fshehur në thasët me pleh.

Të arrestuarit janë: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

EMRAT:

Zenel Çervanaku

Denilson Çervanaku

Enxhi Ferhati

Nikolin Gjolena

Klajdi Vrioni (Kodra)

Julian Malaj

Redion Meshi

Bledar Matoshi

Marildo Rona

Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryetarit të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë që për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.