Transmetuar më 25-11-2022, 09:36

Tiranë- Ditën e djeshme një amendament i propozuar nga deputeti socialist Erion Braçe është rrëzuar nga grupi i PS.

Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Ndërkohë pak pas mesnate ai ka bërë një postim “dyshues” në facebook. Braçe ka postuar një foto të tijën në Kuvend, teksa shkruan: “KOHA PER PUNE TJETER!”.

A paralajmëron kjo se ai do ti përkushtohet një misioni tjetër apo nëse ka vendosur që pas kaq shumë vitesh të ndërrojë profesion? Kjo mbetet për tu parë…