Transmetuar më 25-11-2022, 09:28

Reperi i njohur grek, Trannos është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë, për armëmbajtje pa leje.

22-vjeçari u arrestua në zonën e Omonias, së bashku me tre persona të tjerë pas një kontrolli rutinë nga policia greke, e cila gjeti një armë që nuk kishte leje ligjore për posedim.

Siç raportohet nga mediat greke, policia ka ndaluar pas orës 4 të mëngjesit për kontroll në rrugën Iakhou në Omonia, një automjet tip xhip, në të cilin udhëtonin katër persona, reperi, një grek dhe dy shqiptarë 32 dhe 37 vjeç.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike.