Transmetuar më 24-11-2022, 19:52

Tiranë- Edhe pasditen e sotme çështje e nxehtë e debateve ka qenë Porti i Durrësit.

Sali Berisha: Kisha, teqja e parafolësit është kazinoja. Ai do mashtrojë për dy kazinote që do ndërtohen në Tiranë. Projekti i plackitjes së pronës që është porti i durrësit si pasuri publike. Të dashur qytetarë, këtu ka shumë emra kompanish dhe procedurash, unë do e sjell në vëmendjen tuaj. Djegësit me Marina Bay janë të kundërta por në praktikë janë si një pikë uji e ndarë në dysh. Njëlloj si në rastin e djegësve, bëhet procedurë e përshpejtuar. Hajduti mendon se nëpërmjet shpejtësisë do largojë gjurmët. Të dyja shkelin çdo ligj dhe çdo kushtetutë. Të dyja, zhvillohen pa garë, me sipërmarrës të paracaktuar, të dyja zhvillohen me financime ofshore. A i shifni ju këto ngjashmëri, njëlloj si me djegësit.

4 herë ndryshon emrin sipërmarrja për të cilën do votoni sot. Janë maska që Rama vendos për të fshehur vjedhjen që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve se zhduk portin më të leverdisshëm që ata kanë pasur.

Sali Berisha: Unë do e zbuloj se ju keni pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar në portin e Porto Romanos. Rama merr portin e Durrësit, ndërton 12 mijë e 600 apartamente. A e dini ju se kanë vendosur dhe të drejtën e atyre që do dalin në plazh.

Edi Rama dhe Olsi Rama po bëjnë kërdinë me bitcoin. Po i transferojnë në Emiratet e Bashkuara. Janë 800 milion USD pastrim parash.