Transmetuar më 24-11-2022, 19:06

Fier- Një video tronditëse vjen nga qyteti i Fierit.

Një e moshuarshfaqet e shtrirë përtokë në gjendje të rënduar duke kërkuar ndihmë.

Ajo pretendon se ndaj saj kanë ushtruar dhunë djali dhe nusja e djalit.

Në shihet nga pamjet e mëposhtme, e moshuara ulëret nga dhimbjet, teksa mbesa e filmon për të pasur sa më shumë prova.

"Yyy o të hëngërt. O moj nëne çfarë më gjeti. O fshatarët e mi ku jeni, hajdeni! Ku jeni? Qasuni për hir të Janit që ka qenë doktor. Nuk e pandera. Dua ujë se vdiqa,"-thotë e moshura.

Pas kësaj, e moshuara është shtruar në spital me plagë në trup. Mësohet se sherri ka ndodhur pas një konflikti për pronën.

Video nga joq: