Transmetuar më 24-11-2022, 09:52

I ftuar këtë të mërkure në emisionin “Goca dhe Gra” ishte këngëtari i njohur, Ardit Çuni, i cili ka folur rreth eksperiencës së tij në “Dancing With The Stars”.

Në një moment gjatë bisedës, këngëtari së bashku me moderatoren e njohur, Dalina Buzi, kanë komentuar edhe postimin e Arbana Osmanit, e cila kishte thënë se e nervozon juria me komentet për çiftet e DWTS.

Sipas moderatores së dashur për publikun, të gjitha kërcimet janë të bukura dhe konkurrentët janë të mirë.

Dalina u shpreh se Arbana e kishte në kontekstin e mirë këtë postim, ndërsa Arditi u shpreh se është dakord me postimin e Osmanit. Ai shtoi se juria duhet të nisë të distancojë çiftet që punojnë dhe janë më mirë se të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Dalina Buzi: Arbana nuk e kishte thën ëm,e të keq. Kishte thënë që ngaqë nuk marr vesh nga kërcimi dhe të gjithë më duken të jashtëzakonshëm, nxehem me jurinë. Po tani dikush duhet të fitojë.

Ardit Çuni: Nuk mund ta quaj padrejtësi, është si i vjen në atë moment performaca, duke futur aty edhe shijen personale, unë nuk ia marr personale këtë pjesën. Ajo që unë mendoj dhe këtë e them pa doreza, mendoj që juria duhet të fillojë të ndajë edhe nivelet, nuk mund ti fusë të gjithë në një thes.

Me thënë të drejtën kisha pritshmëri, kam punuar me vite me performancë, nuk jam profesionist por kam punuar. Që do i përballoja me sukses disa zhanera, nuk e prisja. Jam natyrë që shkoj shumë pas asaj që ndjej dhe ajo që nuk më pëlqen përgjithësisht nuk e bëj, por po punoj shumë së bashku me Jorën.