Transmetuar më 23-11-2022, 18:23

SHBA- Tragjedi në SHBA. Një person ka vrarë të paktën 10 persona në një dyqan në Walmart në Chesapeake, në Virxhinias.

Bëhet me dije se autori ka qëlluar gjithashtu menaxherin e dyqanit dhe më pas ka qëlluar veten.

Senatorja e Virxhinias, Louise Lucas tha se ngjarja është shumë e rëndë, duke shtuar: “zemërthyer” nga “të shtënat masive të fundit në Amerikë”.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa një oficer policie bëri me dije se autoritetet ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur më shumë detaje.