Transmetuar më 23-11-2022, 15:13

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën të ditur se projekti i Portit të Durrësit do kërcënojë të ardhmen e vendit. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha shtoi se projekti është shkelje flagrante dhe rrezikon stabilitetin e vendit, ndaj ai kërkoi nga deputetët e PD që të jenë të përgatitur për ditën e nesërme në Kuvend.

‘Ne nuk mund të rikthehemi, kjo që po ndodh është një…. është shkelja më flagrante e marrëveshjes së associmit, kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj. Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik.’-tha Berisha.