Transmetuar më 23-11-2022, 14:29

SHIJAK- Aksident në Shijak. Një 40-vjeçar, teksa ishte duke drejtuar motomjetin e tij në fshatin Rrotull, ka humbur kontrollin e më pas është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull.

B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.