Transmetuar më 24-11-2022, 08:14

Cila është e ardhmja e Cristiano Ronaldos? Tashmë që kampioni portugez i ka thënë zyrtarisht lamtumirë Manchester United, para mbylljes së kontratës në vitin 2023, lista e kërkuesve po shfaqet me oferta monstruoze si ajo nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve të “Sport” në Spanjë, Al-Nasr i drejtuar nga trajneri francez Rudi Garcia, ish-trajneri i Romës, i ka ofruar pesë herë fituesit të “Topit të Artë” kontratë prej më shumë se 100 milionë euro në sezon.

Nëse Ronaldo pranon, do të bëhej futbollisti më i paguar në botë dhe do t’i jepte shikueshmëri të madhe kampionatit në Arabinë Saudite. Palët dyshohet se po negociojnë marrëveshjen, me CR7 të tunduar fort nga oferta e çmendur ekonomike.

Megjithatë, transferimi do të realizohej nga vera e ardhshme. Më përpara, Ronaldo mund të luajë 6 muajt e mbetur me Newcastle për ta përfunduar sezonin në Premier League. Pas Kupës së Botës, portugezi do të bëjë zgjedhjen e tij.