Transmetuar më 23-11-2022, 12:53

Dalina Buzi është nj♪ nga personazhet e njohura të botës së showbizz-it.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale të cilët i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Një prej tyre e ka pyetur përse nuk flet asnjëherë për bashkëshortin.

"Gjithnjë komenton për vajzat, asnjëherë për bashkëshortin. Ka arsye?", i ka shkruar ndjekësi.

“Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”, është përgjigjur Dalina.