Transmetuar më 23-11-2022, 12:32

Guillermo Ochoa, portieri i kombëtares së Meksikës, mori oferta të nxehta nga bashkatdhetarja Wanda Espinosa, modele dhe influencuese e OnlyFans: "Memito, do të të përqafoj aq fort sa do të jesh më i lumturi nëse bëhemi kampionë bote".

E reja u shpreh kështu në një podcast argjentinas, ku prezantuesi i kërkoi asaj t’i dërgonte një mesazh mbështetjeje skuadrës meksikane të angazhuar në “Katar 2022”. Wanda ka mbi një milion ndjekës në Instagram, ku ndan rregullisht foto se*si.

Ochoa nuk është i vetmi futbollist që ka marrë një ofertë me “drita të kuqe” para se të nisej për në Katar. Për shembull, Daniella Chávez i ofroi Hirving Lozanos një abonim falas në faqen e saj OnlyFans. I njëjti propozim që Jessica Sodi i bëri spanjollit Álvaro Fidalgo.

Wanda, ndryshe nga koleget e saj, është e vetmja që ka kërkuar takim personalisht me portierin e Meksikës, që mbrëmë priti penalltinë e Lewandowskit. Kush e di se çfarë do të mendojë për këtë Karla, gruaja e Ochoa që nga viti 2017 dhe nëna e dy fëmijëve të tij, Lucciana dhe Guillermo Junior…