Transmetuar më 23-11-2022, 12:19

"Krahasimi mes Messit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy planetë të ndryshëm, por nuk dua ta hedh menjëherë kryqin drejt Lionelit”.

Duke folur pas nokautit të bujshëm të Argjentinës, e mundur nga Arabia Saudite në debutimin e saj në Botërorin e Katarit, është Diego Armando Maradona Jr.

"Unë jam i shkatërruar nga kjo humbje, – tha djali i ‘Pibe de Oro’, kapiteni i fundit që ngriti Kupën e Botës për ‘Selección’ më 1986 në Meksikë. – E kam të vështirë ta besoj se kjo ka ndodhur me të vërtetë. Humbja ndaj Arabisë Saudite është një çmenduri".

Sipas Maradona jr, megjithatë, nuk ishte nënvlerësimi që dënoi Argjentinën, për të cilën avantazhi fillestar i nënshkruar nga një penallti e Messit nuk mjaftoi:

"Skuadra kishte shumë frikë, futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që të humbasësh edhe kundër kundërshtarëve shumë më të dobët”.