Transmetuar më 22-11-2022, 22:40

Ilir Shaqiri ka pohuar me bindje se do të bëhej përsëri pjesë e “Big Brother Vip” në sezonin e dytë të tij, dhe jo në rolin e opinionistit por si konkurrent.

Balerini ka zhvilluar së fundmi një bisedë me Ermir Mamaqin, i cili i drejtoi pyetje rreth reality-shoë-t ku ai u shpall fitues.

Fillimisht Iliri u pyet nëse ka ndonjë projekt apo plan për t’u rikthyer në formatin ne njohur, në rolin e opinionistit. Ai habiti jo pak me përgjigjen e tij, ku nuk la pa prekur edhe Donaldin. Iliri u shpreh se ka parë skeçe dhe imitime që i kanë bërë “nëpër emisione”, referuar atij të Donaldit, të cilin e sfidoi publikisht që të rifutet me të në “BBV2.”

“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”- tha Iliri.

Pyetjes së drejpëdrejtë nëse do futej përsër në BBV nëse do merrte ftesë, Iliri iu përgjigj duke thënë:

“Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty. Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”- tha balerini.