Transmetuar më 22-11-2022, 22:17

Trajneri i Holandës, Luis Van Gal u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 2-0 që “tulipanët” arritën në ndeshjen e parë ndaj Senegalit.

71-vjeçari, ditën e sotme ka takuar edhe bashkëshorten e tij, e cila e ka vizituar në fushën stërvitore ku ai ishte duke punuar, teksa nuk kanë munguar dhe batutat epike.

Gjatë bisedës mes tyre, kreu i pankinës së Holandës bëri një kërkesë të papritur.

“Por a mund të vish në hotel. Në dhomën time. Për të bërë s***“, kanë qenë fjalët që ka thënë Luis Van Gali, që në fund janë shoqëruar me buzëqeshje nga të dy palët. Ky moment është bërë viral dhe ka bërë xhiron e të gjitha mediave.