Transmetuar më 22-11-2022, 20:02

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka bërë një sqarim lidhur me lajmin e publikuar se bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm. Sipas njoftimit të bërë për mediat, bëhet me dije se AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

"Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë. Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit. Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore. Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh,"-shkruhet ndër të tjera.