Transmetuar më 22-11-2022, 13:40

Humbje e zhurmshme për Argjentinën e Lionel Messit. Skuadra e Amerikës së Jugut, pasi kaloi në avantazh në minutat e para të ndeshjes falë penalltisë së shënuar nga numrin 10 (Messi), pësoi përmbysjen e madhe nga Arabia Saudite, gjithmonë në lojë dhe e vendosur mirë në fushë.

Ajo e meritoi fitoren për kompaktësinë e madhe në fushë, agresivitetin dhe vëmendjen taktike befasuese. Zhgënjyese Argjentina, që humbi aq shumë dhe gaboi para portës kundërshtare, sidomos në minutat e fundit.

Kujtojmë se Argjntinës iu anuluan tre gola për pozicion jashtë loje. Një “kurth” ku bardhekaltrit ranë dendur, plot 7 herë vetëm në pjesën e parë. Pra, Arabia Saudite fitoi edhe me zhjuarsi taktike.

Kjo ishte humbja e parë e Albiceleste pas 36 fitoresh radhazi, e cila djeg vërtet shumë, sepse ishte starti i “Katar 2022”. Lionel Messi me shokë i ndërlikojnë gjërat në grupin e tyre, sepse e nisën keq kompeticionin, ndaj tashmë duhet të fitojnë dy ndeshjet e mbetura, kundër Polonisë dhe meksikës, nëse duan të avancojnë më tej në këtë Kupë Bote.

Sa për statistika:

Nga 7 gola secili. Lionel Messi ka barazuar sot rekordin e golave të Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës.

REKORD I THYER: Lionel Messi bëhet lojtari i parë që shënon në katër edicione të ndryshme të Botërorit me Argjentinën.

Është koha të familjarizoheni me gjeniun taktik, që është trajneri Herve Renard.

Fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës 2012 me Zambinë.

Fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës 2015 me Bregun e Fildishtë.

Udhëhoqi Arabinë Saudite drejt fitores surprizë ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2022.