Transmetuar më 21-11-2022, 17:59

Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast me COVID-19 dhe asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa ka 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 66 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

21 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 1 Të shëruar në 24 orë 9 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 66

Testime totale 2,006,085 Raste pozitive 332,143 Raste të shëruara 328,363 Raste Aktive 186 Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145 Gjirokastër 14 Fier 6 Elbasan 6 Vlorë 4

Berat 3 Durrës 3 Lezhë. 3 Shkodër 2