Transmetuar më 21-11-2022, 12:54

Kosovë – Humb jetën në aksident një kadet i policisë së Kosovës.

30 vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilisitik mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Jashanicë të Klinës, teksa ai po shkonte në punë.

Media lokale “Klina.info”, raporton se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar njësitë policore dhe autoambulanca. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.