Transmetuar më 20-11-2022, 16:18

Kosovë- Moti i keq përfshin edhe Kosovën. Për pasojë janë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Problemet e para janë shfaqur në Istog dhe Pejë, ndërkohë që raportohet se përmbytje ka edhe në Junik ku në disa zona është ndërprerë dhe uji i pijshëm.

Po ashtu, shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta që kanë nisur gjatë mbrëmjes së kaluar dhe vijojnë edhe sot kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Malishevë të Kosovës.

Erërat e fuqishme gjatë natës, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë.

Po ashtu, raportohet se ka vështirësi në qarkullim në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Pothuajse në gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka patur përmbytje gjatë ditën së sotme, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo evakuime.