Transmetuar më 19-11-2022, 10:44

Kosovë- Tre shqiptarë dyshohet se kanë përdhunuar në grup një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, që më 2 nëntor.

“Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar dhe nuk dihet nëse personat janë identifitikuar.

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën tre muaj më parë, ku një tjetër e mitur 11-vjeçe u përdhunua nga pesë persona, të cilët po vuajnë dënimin në burg.