Transmetuar më 12-11-2022, 11:31

KOSOVË- Një i mitur, nxënës i një shkolle në Prishtinë, është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në klasë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Prishtinës e cila në raportin e përditshëm thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se spraji është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.