Transmetuar më 12-11-2022, 09:57

KOSOVË- Mëngjesin e sotëm Kosova është zgjuar nën bardhësinë e dëborës në dy nga zonat malore, e para për këtë vit pas temperaturave të larta që kishin pushtuar vendin.

“Prishtina Weather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të dëborës.

Brezovica është zonë e njohur turistike për turizmin malor ku të shumtë janv ata që zgjedhin të bëjnë ski në pistat e malit që pothuajse gjysmën e vitit mbetet i mbuluar nga dëbora.