Transmetuar më 11-11-2022, 12:16

Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë.

Bëhet me dije nga mediat kosovare se një 39 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë me profesion dizajner.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hasi” ku është raportuar se një 39 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Mësohet nga mediat se i ndjeri është Memli Vula.

Viktima ishte i njohur si dizajner grafik me profesion, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.