Transmetuar më 05-11-2022, 15:52

KOSOVË- Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshën uniformat. Me anë të një postimi në Facebook Musliu ka deklaruar se këta policë duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Ajo ka shtuar se uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.

Postimi i plotë:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët. E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.