Transmetuar më 04-11-2022, 14:55

GJAKOVË- Nis protesta e paralajmëruar në Gjakovë për rastin e dhunës në azil në Pejë.

Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin kryesor të qytetit për të sensibilizuar rastin te autoritet dhe shoqëria.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë.

" Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet. Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”, tha vajza e saj.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.