Transmetuar më 02-11-2022, 23:32

KOSOVË- Gruaja që u dhunua brenda qendrës së të moshuarve në Pejë, është nëna e tre fëmijëve. Një vajzë dhe dy djem. Një prej tyre është dhe Taulant Nura, dëshmor i Kosovës. Nura është vrarë në moshën 17-vjeçare gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

Banesa e tyre së bashku me të gjitha kujtimet e u dogjën gjatë luftës. Ndërkohë që familja Nura ka mundur të shpëtojë shumë pak foto të Taulantit. Sipas informacioneve mësohet se trupi i dëshmorit 17-vjeçar ishte ndare ne dy pjesë, dhe u varros një pjesë në Kosovë dhe një pjesë në Serbi.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katër filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet.