Transmetuar më 02-11-2022, 21:07

Opinioni publik u shokua ditën e sotme nga videoja e filmuar në shtëpinë e të moshuarve "Orenda" në Pejë. Në videon në fjalë një e moshuar keqtrajtohej mizorisht nga një punonjëse. Ndërkohë vajzat e tjera e filmonin dhe qeshnin duke mos tentuar aspak ta ndihmonin.

Pas ngjarjes shokuese familjarët e të moshuarve që ndodheshin në atë shtëpi kanë filluar t’i tërheqin nga aty.

Kujtojmë se katër punonjëse janë pezulluar nga puna, ndërkohë që dy prej tyre janë ndaluar nga policia për 48 orë. Koha.net