Transmetuar më 02-11-2022, 13:22

Misteri i një makine rozë të shtrenjtë, e cila ka dy vite që ende nuk ka lëvizur nga i vend, i ka habitur vendasit. McLaren 570s është parkuar jashtë një hoteli në Londër për gati dy vite. “MyLondon” raporton se tani mjeti mund të shihet edhe në “Google Maps”.

Shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me këtë ngjarje, saqë u krijua dhe një video në “TikTok” që pyeste se pse makina prej 150 mijë paund ka qëndruar vazhdimisht në të njëjtin pozicion.

Videoja në fjalë u postua nga një përdorues i quajtur “SoggySpin4ch”, i cili pyeti: “Kur do të lëvizë kjo makinë rozë? Kjo makinë ka qenë këtu gjatë gjithë pandemisë”.

Që nga publikimi i saj, videoja ka marrë mbi 1.3 milion shikime dhe gati 100 komente. Përdoruesit e “TikTok” kanë treguar përvojat e tyre të dëshmimit të makinës, si dhe kanë postuar teoritë e tyre mbi pozicionin e saj të ndenjur.

“Po, nuk ka lëvizur dhe unë kam kaluar këtu disa herë gjatë dy viteve të fundit”, shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër shton: “Prisni… Unë kalova këtu shtatë muaj më parë… është ende këtu?”.

“Unë jetoj në Oksford dhe sa herë që vij në Londër e shoh këtë makinë”, ka vijuar një përdorues i “TikTok”.

Por teoria që rezultoi më e përsëritur në komente ishte se në fakt makina është zhvendosur, por gjithmonë kthehet në të njëjtin vend parkimi.

“Unë punoj në hotelin në fjalë dhe McLaren është në pronësi të një klienti. Ai u zhvendos përgjithmonë në hotel në fillim të pandemisë sepse e kishte të vështirë që të kthehej në vendin e tij”.

Ky koment filloi që të merrte shumë pëlqime e madje një tjetër komentues u pajtua me punonjësin e hotelit duke thënë:

“Ka qenë që para vitit 2018 të paktën, pronari jeton në hotel. E lejojnë ta parkojë atje pasi duket mirë”.